ÇFARË JANË FASADAT E VENTILUARA?

Fasadat e ventiluara janë një sistem ndërtimi i avancuar që optimizon efikasitetin termik dhe përmirëson pamjen vizuale të ndërtesave

Ky sistem përfshin një shtresë të jashtme mbrojtëse, e cila është e montuar mbi një strukturë mbajtëse, si dhe një hapësirë ajri midis shtresës së jashtme dhe murit të ndërtesës.

Hapësira e ajrit mundëson qarkullimin natyror, duke ofruar përfitime të shumta për performancën termike dhe jetëgjatësinë e ndërtesës.

SI FUNKSIONOJNË?!

Efekti “oxhak” nxit qarkullimin natyror të ajrit, duke larguar nxehtësinë e tepërt gjatë verës dhe lagështinë e akumuluar gjatë dimrit.

Qarkullimi i ajrit ndihmon në ruajtjen e një klime të qëndrueshme brenda ndërtesës dhe mbron strukturën nga dëmtimet e jashtme.

Përse të zgjidhni
fasada të ventiluara?

IZOLIM TERMIK

Reduktimi i humbjeve dhe fitimeve të padëshiruara të nxehtësisë, duke rritur efikasitetin energjetik.

VENTILIMI DHE PARANDALIMI I LAGËSHTISË

Qarkullimi i ajrit largon lagështinë dhe parandalon formimin e mykut.

MBROJTJA NGA MOTI

Aftësi e shkëlqyer për të mbajtur temperaturat e qëndrueshme brenda ndërtesës, duke parandaluar humbjen e nxehtësisë gjatë dimrit dhe fitimet e padëshiruara të nxehtësisë gjatë verës.

IZOLIM AKUSTIK

Hapësira midis fasadës së jashtme dhe murit të ndërtesës krijon një barrierë që zvogëlon transmetimin e zhurmave nga jashtë brenda ndërtesës.

MBROJTJE NGA RREZATIMET UV

Nuk zbehen dhe nuk humbasin ngjyrën kur ekspozohen për periudha të gjata ndaj diellit. Materiali mbetet i qëndrueshëm dhe nuk plasaritet apo deformohet për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Ngjyrat dhe teksturat e paneleve mbeten të pandryshuara, duke i dhënë një pamje të freskët ndërtesës për një kohë të gjatë.

Realizoni Vizionin tuaj!

Ekipi ynë profesional është i gatshëm të bashkëpunojë me ju për të realizuar vizionin tuaj.